Vendimi nga Kryesia e PD, protesta kombëtare e opozitës mbahet më 12 korrik/ Detajet

Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 12 korrik, ora 20:00. Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa podiumi do të vendoset para Kryeministrisë.

Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se ditën e premte do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, vendim i marrë nga Kryesia e kësaj partie, e cila po zhvillon mbledhjen e saj.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” dhe ku protestuesve iu drejton mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha.  Ky i fundit ka bërë thirrje për Qeveri teknike, duke u shprehur se Edi Rama ka humbur legjitimitetin dhe qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës.

 

Arena e Lajmit

Vendimi nga Kryesia e PD, protesta kombëtare e opozitës mbahet më 12 korrik/ Detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook