Grupi B i Europianit rezultoi ashtu siç pritej, i vdekjes. Spanja tregoi se është një nga skuadrat pretendente, ekipi i drejtuar nga De La Fuente grumbulloi 9 pikë në 3 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe duke ruajtur portën e paprekur.
Italianët nuk ndryshojnë kurrë, një lojë pragmatiste, pa spektakël, por që në fund u rendit e dyta me 4 pikë. Ekipi i Spalletit mundi Shqipërinë dhe barazoi në fund me Kroacinë, ndërsa e pa veten të pafuqishme ndaj iberikëve.
Zhgënjen Kroacia. Ekipi i Dalic konfirmoi edhe një herë se është fundi i një cikli. Modric me shokë u renditën në vendi ne 3-të me vetëm 2 pikë. Gjithccka nisi me një humbje të thellë me Spanjën, për të shkuar më pas te barazimi drithërues ndaj Shqipërisë. Kroacia “flirtoi” me mrekullinë, teksa po merrte ndaj Italisë një fitore që vlente kualifikimin, por nuk ndodhi kështu, pasi Xakanji u prishi planet në limite. Kjo kombëtare ishte e kualifikuar deri në fund, por minuta e tetë e shtesës ishte…”vdekjeprurëse”.
Ky grup vërtetoi edhe një herë se fati është me më të mirët. Spanja dhe Italia vazhdojnë rrugëtimin e tyre, ndërsa Kroacia dhe Shqipëria duhet të provojnë përsëri..
(J.S/)