Apeli i GJKKO i la në arrest shtëpie, Berisha dhe Malltezi tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton më 9 korrik rekursin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” e vendosur nga dy shkallët e gjyqësorit shqiptar, pas kërkesës së SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur për Arena e Lajmit se gjithashtu rekurs në këtë gjykatë ka bërë edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit, që ashtu si Berisha kundërshton masën e sigurisë.

Berisha dhe Malltezi po hetohen nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa hetimet përfshijnë nga shpërdorimi i detyrës te korrupsioni pasiv dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë Sokol Binaj.

Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Arena e Lajmit

Apeli i GJKKO i la në arrest shtëpie, Berisha dhe Malltezi tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook