E ardhmja e trajnerit Sylvinho është ende në pikëpyetje. Nëse tekniku kuqezi do të rinovojë kontratën apo jo, kjo mbetet një çështje në shqyrtim, e cila meriton një zgjidhje tani pas largimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Për këtë temë, foli Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në News 24.
“Janë shumë elementë që të bën të mendosh që ai duhet të vazhdojë punën. Ne po mendojmë për lart, ai e mori skuadrën dhe ka futur shumë element. Ka edhe shumë të tjerë në qarkullim. Shkoi në Europian me një grup të fortë, e ka skuadrën nën kontroll. Unë them që ai duhet të vazhdojë këtë projekt. Më mirë do ishte po të rinovonte para Europianit.
Ekziston edhe një rrezik, pasi siç dihet ai është trajner i ri dhe ka të ardhmen përpara në këtë fushë. Kujtojmë atë që ndodhi me De Biasin që ishte hero te ne, por çfarë ndodhi më pas? I dështoi aktiviteti me skuadrën që mori pastaj. Nuk kemi përse të jemi të zhgënjyer me këtë punë të bërë deri më tani” – tha ai.
(J.S/)