Mbrojtësi kuqezi që nuk luajti në Euro 2024: Për fat të keq nuk ia dolëm, ju tifozë fituat kompeticionin

Një nga futbollistët e grumbulluar që nuk u preferua aspak në Europian te Shqipëria nga trajneri  Sylvinho ishte mbrojtësi Enea Mihaj. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka dërguar një mesazh për fansat.

“Mbrëmë përfundoi rrugëtimi ynë në Euro 2024, për fat të keq nuk arritëm të kalojmë në raundin tjetër që ishte synimi ynë, pavarësisht vështirësive që kishte grupi. Personalisht, ndihem mirënjohës që pata mundësinë ta jetoj këtë përvojë edhe nëse nuk arrita te kem minuta ne fushe. Nuk po ju fsheh që tashmë po mendoj për ndeshjet radhës dhe kjo më jep motivim.

Më në fund dhe më e rëndësishmja, ne mund të mos kemi arritur aq larg sa kemi dashur, por ju, Tifozët tanë, jeni fituesit e këtij kompeticionit, ju dëgjuat ne gjithë Gjermaninë, na mbështetët me pjesëmarrjen tuaj te paparë”, shkruan Mihaj .

(J.S/)

Arena e Lajmit

Mbrojtësi kuqezi që nuk luajti në Euro 2024: Për fat të keq nuk ia dolëm, ju tifozë fituat kompeticionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook