“Rrezatimi na rrezikon jetën”, mjeku u ankua për pajisjen e Kobaltit te Onkologjiku, pasi nuk u mor asnjë masë dha dorëheqjen

Zbardhen detaje të reja nga skandali i mjekëve në QSUT. Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë. Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Mirëpo, nga hetimet e prokurorit Bledar Velikaj ka rezultuar një tjetër moment që hedh dritë mbi skandalet brenda QSUT-së. Kjo lidhet me aparaturën e Kobaltit e cila përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Aparatura ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021, por që prej 4 vitesh nuk është vënë në përdorim të pacientëve. Të sëmurët që kishin nevojë për aparaturën e Kobaltit dërgoheshin nga mjekët e onkologjikut në klinika private. Si të mos mjaftonte ky skandal, një tjetër fakt rrëqethës del në pah. Kjo pajisje duke u lënë në kushte të papërshtatshme, bëhej burim rreziku për jetën e mjekëve por edhe të pacientëve, si pasojë e rrezatimeve që emeton.

Një prej mjekëve të onkologjikut ka ngritur disa herë shqetësimin mbi rrezikun e pajisjes ndaj shëndetit të bluzave të bardha. Ankesat e tij ranë në vesh të shurdhër. Përballë neglizhencës së eprorëve të QSUT, mjeku në fjalë ka dhënë dorëheqjen duke zgjedhur shëndetin e tij para lakmisë për përfitime të paligjshme pas të cilave endeshin kolegët e tij, tashmë të vënë para akuzës.

“Mjeku Dr.xxxx pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me dëme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.

Në deklarimin e kësaj shtetaseje është përmendur dhe doktori xxxx i cili ka deklaruar se në fillim të muajit shtator të vitit 2021 ka mësuar rastësisht që në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë ishte vendosur një burim Kobalti 60. Me njohuritë si radiolog dhe si përgjegjës i imazherisë në spitalin onkologjikka takuar shefen e shërbimit Asistencë profesor Silvana Çeliku për të marrë informacion të saktë mbi situatën. Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi nikelin duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditët e sotme nuk është ndërprerë si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti i depërton të gjitha pengesat e zakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifike. Përdorimi i saj bazohet në mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe përmblidhen në një terminologji që thirret me emrin Halara. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker radioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agencia Atomike e Vjenës ose agjencia ndërkombëtare që thirret IEAHEA“, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Mjeku Skandali
Mjeku Skandali

Edhe pse mjeku është ankuar zyrtarisht për rrezikun që i kanosej atij dhe kolegëve, shefja Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kompetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të. “Dhoma në të cilën ishte dhe është vendosur aparati është i ndërtuar me material të zakonshëm tull dhe llacc në trashësi 10, 20 deri në 30 cm dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret që kërkohen për një ambient të tillë”.

Kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin“, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës

Nga ana Sektorit per Hetimin e krimit eko dhe financiar ne DV P Tirane në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pas një pune disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.5071/2023 është bërë i mundur finalizimi i operacionit “Kobalti”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. H70818053D per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, pallati sipër shkollës, “Fenix”, Kati 5, Hyrja 2, Ap.15, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr.I81123007H per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, shtëpi private, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H16020127M per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile beqare, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H25328183B per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.5. Halil Gashi i biri i i Isuf dhe Rabije i lindur në 10.05.1943, në Shtanë,Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. E30510055J per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë, me gjëndje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me kartë identiteti me nr. I20401242G, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që këkrohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qën i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziu për pacientët. Gjatë hetimit ësht ëbërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” , “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 174,178,179 dhe 248 të K.Penal.

()

Arena e Lajmit

“Rrezatimi na rrezikon jetën”, mjeku u ankua për pajisjen e Kobaltit te Onkologjiku, pasi nuk u mor asnjë masë dha dorëheqjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook