Goditen 4 raste të kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë dhe në Mirditë, asgjësohen rreth 600 bimë

Lezhë/Vijojnë kontrollet intensive të territorit, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Goditen 4 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në Lezhë dhe në Mirditë. Gjenden dhe asgjësohen në total 562 bimë narkotike cannabis sativa.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë goditur 4 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Në total, u gjetën dhe u asgjësuan 562 bimë cannabisi, nga këto: 263 në fshatin Kepsh-Velë, 203 në vendin e quajtur “Mali i Gjashit”, 58 në fshatin Rras dhe 38 në fshatin Zall Xhuxhë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Goditen 4 raste të kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë dhe në Mirditë, asgjësohen rreth 600 bimë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook