“Luiz Ejlli qëndron më poshtë se Flori Mumajesi…” Deklarata e fortë e gazetares

Gazetarja e njohur, Ida Nurçe, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Ajo u ngacmua nga moderatorja Alesia Bami në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli.

SHIKO KËTU:

Ida është tekstshkruesja e një poezie me titull “M’thirri ndjenja” e recituar nga Flori si dhe tekstshkruesja e këngës “Frymë” të kënduar nga Luizi.

E pyetur nëse ‘është më mirë një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli’, Nurçe zgjodhi Mumajesin.

Pjesë nga intervista:

Alesia: Ida Nurçe përveçse gazetare është edhe tekstshkruese. Është më mirë i shkruar një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli?

Ida: Sigurisht që një tekst i shkruar nga unë dhe i recituar nga Flor Mumajesi. Por pak më poshtë është edhe i kënduar nga Luizi.

Manushi: Sa më poshtë?

Ida: Dua të shtoj diçka, teksti që kam bërë dhe ka lexuar Flori, ka qenë spuntoja që unë jam njohur si tekstshkruese. E për këtë jam shumë falënderuese për Florin.

“Luiz Ejlli qëndron më poshtë se Flori Mumajesi…” Deklarata e fortë e gazetares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook