“Me 5 operacione, kap Maldivet”/ Mjekë dhe punonjës të Onkologjikut bënin ‘pazare’ me jetën e të sëmurëve me kancer, sot protestë te Ministria e Shëndetësisë

Ashtu siç u njoftua dhe dje, një protestë do të mbahet pasditen e së mërkurës para Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandalit që ka përfshirë spitalin Onkologjik në QSUT. Protesta do të mbahet në orën 19:00, ndërsa nën hetim janë vendosur disa persona. Prokuroria e Tiranës po heton skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë. Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla. Në lidhje me ngjarjen në fjalë pati reagime të forta në opinionin publik, por dhe atë politik. Në rrjetet sociale vërshuan reagimet në lidhje me përgjimet që ‘fundosën’ punonjësit e këtij spitali, që bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.
()

Arena e Lajmit

“Me 5 operacione, kap Maldivet”/ Mjekë dhe punonjës të Onkologjikut bënin ‘pazare’ me jetën e të sëmurëve me kancer, sot protestë te Ministria e Shëndetësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook