Ngërç me Brojën, Silvinjo nuk gjeti “formulën” për t’a çliruar sulmuesin e Kombëtares kuqezi

Futbolli është lojë kole ktive, ku gjithçka funksionon si një orkestër.

Pastaj janë yjet që bëjnë “violinat e para” të orkestrës. Ata udhëheqin skuadrat e tyre dhe këto të fundit logjikisht ndërtohen rreth tyre. Sepse jo çdo skuadër e ka një yll, apo shumë yje. Shqipëria ka një skuadër kompakte me dy yje në gjirin e saj, Kristjan Asllanin dhe Armando Brojën. I pari ia ka dalë të bëhet një nga “violinat e para” të Kombëtares, i dyti ende jo, sigurisht edhe për shkak të dëmtimit që kaloi.

Për të qenë sa më të qartë, Broja nuk është një çështje e mirëfilltë në Kombëtare: nuk ka polemika as prej tij pas Europianit dhe as nga trajneri Silvinjo. Por diçka nuk shkon, s’ka sintoni dhe “feeling” mes tyre. Deklaratat që të dy kanë dhënë ditët e fundit nuk janë sulme ndaj njëri-tjetrit, por e kanë një mesazh brenda. Sulmuesi ka dashur më shumë minuta, ndërsa trajneri ka “justifikuar” zgjedhjet e tij me qëllimin që skuadra të marrë më të mirën në varësi të situatave dhe kundërshtarit.

SILVINJO PËR BROJËN – Pas barazimit me Kroacinë, trajneri Silvinjo e argumentoi kështu mungesën e Brojës: “Broja është një lojtar për fushë të hapur, i jashtëzakonshëm, të mbyt, sepse ka fuqi. Por ata po fitonin dhe luajti Daku për të bërë rrëmujë, lufton fort për gjithçka. Prandaj 10 minutat e fundit e zgjodhëm për këtë qëllim”.

BROJA PAS SPANJËS – Pas ndeshjes së fundit Broja u shpreh hapur se do të luajë më shumë: “Ky turne vjen një herë në 4 vjet. Ndoshta do ta luash vetëm një herë në jetë. Kisha dashur të luaj më shumë, por jam lojtar dhe duhet të respektoj çfarë thotë trajneri. Mund të bëja më mirë në ndeshjen e parë, me Kroacinë mund të më fuste, do kisha pasur shumë dëshirë”.

SITUATA – Fakt është që Shqipëria nuk mundi t’i marrë më të mirën Brojës në “Gjermani 2024”. Silvinjo nuk e vuri në diskutim përfshirjen e sulmuesit në listë, edhe pse vinte nga dëmtimi, i dha minuta në ndeshjet testuese, e aktivizoi titullar kundër Italisë, e la në stol kundër Kroacisë dhe e futi si zëvendësues kundër Spanjës. Një strategji pak çorientuese kjo e trajnerit për Brojën. Në anën tjetër, sulmuesi u mjaftua vetëm me disa shkëndija në ndeshjen e parë me Italinë, ndërsa me Spanjën pati dy mundësi të arta për të barazuar që nuk i shfrytëzoi. Mbase Broja nuk është në formën më të mirë, por është detyra e trajnerit ta çojë në këtë pikë, duke punuar teknikisht, taktikisht, por edhe duke bërë psikologun.

Mund të ketë faj Silvinjo dhe stafi i tij, mund të ketë faj edhe vetë Broja, apo edhe të dyja palët bashkë. Vështirë të nxjerrësh një konkluzion të qartë në këtë moment, që më pas do të ditonte zgjidhjen. Ajo që na intereson të gjithëve ka të bëjë me faktin se Broja është ylli ynë dhe duhet të ndriçojë me fanellën kuqezi. Talenti është i padiskutueshëm, por “karakteri vlen më shumë sesa talenti”. Silvinjo, ose më mirë Kombëtarja, duhet të shpëtojë “ushtarin” Broja. Panorama Sport

Arena e Lajmit

Ngërç me Brojën, Silvinjo nuk gjeti “formulën” për t’a çliruar sulmuesin e Kombëtares kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook