Skandali/ Mjekët e Onkologjikut i kthejnë operacionet si treg i gjësë së gjallë: Është 5 mln, por për ty 4 milionë

Të tjera përgjime janë zbardhur në lidhje me skandalin në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku mjekët orientonin pacientët në spitalet private.

Arena e Lajmit disponon një tjetër përgjim, ku bisedojnë dy mjekë të Onkologjikut.

Mjekët flasin për një operacion, të cilin e kthejnë sikur të ishte një treg i gjësë së gjallë. Ata dëgjohen në bisedë se i kanë thënë një pacienti që operacioni bën 5 milionë, por se për të e bëjnë operacionin për 4 milionë lekë.

Pjesë nga përgjimi i mjekëve:

Emiljano: Po si i merrni lekët ju atij?

Edmond Gashi: Qesh dhe i thotë nuk di gjë, jam në sallë.

Emiljano: Nuk bëhet kështu, se është e dyta herë që më nxirrni keq mua.

Edmond Gashi: Do e kontrollojmë, ai është për operacion.

Emiljano: Po unë i thashë është vizita falas.

Edmond Gashi: Do e rregullojmë. Do e rregullojë doktori thuaj, do të fusi në operacion.

Emiljano: E futja kot sa keq më nxirrni.

Në datën 12.02.2024 në orën 19:16 minuta, e telefonon numrin e telefonit 06954******* dhe i thotë:

Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë. Do ia bëj minus tek operacionet se harrova.

Nr telefonit: Emiljano, a e kishte operacionin 5 milionë, por për ju e bëj 4 na tha.

Emiljano: Shumë e ka por ti hajde të mërkurën dhe e flasim.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Skandali/ Mjekët e Onkologjikut i kthejnë operacionet si treg i gjësë së gjallë: Është 5 mln, por për ty 4 milionë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook