Skandali tek Onkologjiku/ “Korrupsioni, vija e kuqe ndarëse”, ministrja e Shëndetësisë: Ka nisur hetim administrativ! Kush e trajton jetën si mall shumice…

Ministristrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se ka nisur hetim administrativ në lidhje me skandalin tek Onkologjiku.

“Po risjell reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.

Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e rajon jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut”, tha ajo.

Më pas ajo u ndal edhe te rritja e pagave në sistemin shëndetësor.

“Rritja do të jetë 20 mijë lekë mbi pagën për mjekët, për infermierët 15 mijë lekë mbi pagën”, tha ministrja.

Arena e Lajmit

Skandali tek Onkologjiku/ “Korrupsioni, vija e kuqe ndarëse”, ministrja e Shëndetësisë: Ka nisur hetim administrativ! Kush e trajton jetën si mall shumice…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook