Andrea Pirlo kërkon Etrit Berishën, portieri kuqezi mund të firmosë përsëri në Itali

Etrit Berisha do të jetë futbollist i lirë që nga data 1 korrik. Kontrata e tij me Empolin përfundon zyrtarisht në këto ditë dhe palët nuk do të rinovojnë, pasi gardiani shqiptar kërkon një skuadër ku të luajë rregullisht.

Ai ka pranuar pak ditë më parë se ishte në bisedime me ish-klubin e tij, Kalmar, për t’u kthyer në Suedi. Por gardiani i Kombëtares duket se ka mundësinë që të bëhet përsëri protagonist në futbollin italian. Mediat përtej Adriatikut theksojnë se emri i Berishës ka dalë në listën e atyre që po kërkohen nga Sampdoria.

Skuadra në fjalë është ënde në Serinë B dhe kërkon të ndërtojë një grup me eksperiencë që ta ndihmojë për kthimin në elitë. Drejtori sportiv Pietro Akardi, sheh Berishën si një opsion shumë të rëndësishëm për portën dhe si një titullar që do të ndihmonte ekipin e drejtuar nga Andrea Pirlo drejt këtij objektivi shumë të rëndësishëm.

Arena e Lajmit

Andrea Pirlo kërkon Etrit Berishën, portieri kuqezi mund të firmosë përsëri në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook