Euro 2024/ Italia rikthehet të luajë në Berlin, 6565 ditë pas triumfit në Kupën e Botës. Ndaj Zvicrës arbitron gjyqtari i mirënjohur polak

Zvicër-Itali do të jetë edhe sfida e parë, që do të çel siparin e raundit të 1/8 të finalve të Euro 2024.
Një ndeshje shumë e vështirë pritet të jetë kjo për “azzurrët” e Luciano Spallettit, të cilët do të kenë përballë një kundërshtar shumë në formë, i cili tregoi potencialin e tij edhe në fazën në grupe.

Interesant është fakti, se Italia do të luajë me Zvicrën, të shtunën në Berlin, në stadiumin Olympiastadion, aty ku u shpall kampione bote për herë të fundit në Korrik të 2006. Janë pikërish 6565 ditë që nga triumfi i “azzurrëve” të Marcelo Lippit, që ngritën trofeun e kampionit për herë të katërt në histori.
Gjithashtu UEFA ka përzgjedhur edhe gjyqtarin e kësaj përballje, i cili do të jetë polaku i mirënjohur Szymon Marciniak. Ai është aktualisht një prej “bilbilave” më të mirë në qarkullim.

Itali-Zvicër do të luhet ditën e shtunë, datë 29 Qershor, ora 18:00, në Berlin.

Arena e Lajmit

Euro 2024/ Italia rikthehet të luajë në Berlin, 6565 ditë pas triumfit në Kupën e Botës. Ndaj Zvicrës arbitron gjyqtari i mirënjohur polak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook