Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës? Basha: Ne jemi demokratët euro-atlantikë, Rama tmerrohet prej nesh. Ju kam dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit, vizat

Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në News 24 u pyet nga moderatorja Eni Vasli se përse flet sikur i ka hyrë sot politikës, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në vend.

Basha tha se ai përfaqëson demokratët euro-atlantikë, duke shtuar se Rama tmerrohet nga programi i grupimit të tij. Më tej, Basha deklaroi se ai kur ka mbajtur poste iu ka dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit dhe vizat.

Eni Vasili: Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës, pasi ju keni qenë ministër, keni mbajtur poste të larta në Shqipëri?

Lulzim Basha: Dinosaurët politikë duan të zhdukin programet e partive. Ne jemi demokratët euro-atlantikë, që Rama na ka kaq shumë tmerr. Iu kam dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit, vizat. Berisha ka thënë vetë se të kesh tre jetë, nuk bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Rama, Berisha, Meta janë politikanët e vjetër të Shqipërisë. Nuk jam bërë pjesë e lojërave politike.

Arion Sulo: 21 janari qenka i Berishës, e vizat qenkan tuat. Opozita u përça nga ty se përjashtove Berishën. Ti hoqe Berishën dhe fitoi Berisha, ai i fitoi demokratët.

Lulzim Basha: Unë i kam hyrë politikës me mision.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës? Basha: Ne jemi demokratët euro-atlantikë, Rama tmerrohet prej nesh. Ju kam dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit, vizat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook