EMRAT/ Nga drejtoresha e SHISH tek Ardi Veliu, kush do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS më 2 korrik

Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje datë 2 Korrik 2024 me rend dite  si vijon:

Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

  1. Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
  2. Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
  3. Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Kujtojmë më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar, deputeti demokrat Ervin Salianji, ka këmbëngulur vazhdimisht që seancat dëgjimore të zhvillohen me dyer të hapura, ndërsa mazhoranca socialiste me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.

“Kemi dëgjuar llahtarë nga dëshmitarët që janë paraqitur në këtë komision, edhe pse për socialistët mund të mos konsiderohen të tilla”, ka deklaruar më parë Salianji.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

EMRAT/ Nga drejtoresha e SHISH tek Ardi Veliu, kush do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS më 2 korrik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook