Merkato/ Broja përfundon në “radarët” e Juventusit, pritet dueli i merkatos Juve-Milan për të

Armando Broja vijon të jetë në qendër të merkatos së verës. Sulmuesi i kombëtares tonë, i cili prej ditësh po shihej nga mediat në Itali, si objektivi parësor i Milanit, ka përfunduar në radarët e Juventusit të Thiago Mottës.
Shkak është bërë lëvizja e sulmuesit Moise Kean, i cili me shumë gjasa pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruajë me Fiorentinën. Milik gjithashtu nuk ofron garanci për sulmin, duke qenë i detyruar të mungojë herë pas here për shkak dëmtimesh.

Në këto kushte, tekniku i ri i Juventusit, Thiago Motta duhet të mendojë të afrojë një sulmues si alternative e serbit Dusan Vlahoviç. Dëshira e parë për klubin bardhezi është Retegui, por tratativa për të me klubin e Genoas do të jetë e vështirë, pasi klubi gjenovez kërkon jo më pak se 40 milionë euro për të.

Por surpriza e mediave italiane ditën e sotme është plani B i Juventusit, nëse dështon “pista” Retegui. Ai quhet Armando Broja. Sulmuesi shtatëlartë, i cili është në pronësi të Chelsea-t, pëlqehet nga drejtuesit e Juves dhe mund të shihet si zëvendësuesi ideal i Dusan Vlahoviç, në majën e sulmit.

Në këto kushte klubi bardhezi është gati për të nisur një duel të fortë në merkato me Milanin, pikërisht për Armando Brojën. Ditët në vijim do të jenë përcaktuese për të ardhmen e sulmuesit të kombëtares tonë.

Broja Juve
 
Broja Juve 2
 
Broja Juve 3
 
Arena e Lajmit

Merkato/ Broja përfundon në “radarët” e Juventusit, pritet dueli i merkatos Juve-Milan për të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook