Portieri i Gjeorgjisë: Luftojmë deri në fund, Kvara vlen më shumë se Spanja

Kalimi i grupeve ka shtuar optimizmin te Gjeorgjia. Mamardashvili, portieri i kësaj kombëtarje, ka vlerësuar Spanjën si kundërshtar, por ka lënë të kuptohet se asgjë nuk do jetë për iberikët, pasi skuadra e tij do luftojë deri në fund.

“Për mendimin tim Spanja është skuadra favorite për të fituar Europianin. Krahasuar me Spanjën, Gjeorgjia është një vend i vogël me zemër të madhe. Në këtë ndeshje do të luftojmë deri në fund dhe të shikojmë se si do të jenë shifrat.

“Na duhet që të qëndrojmë mirë në mbrojtje e të mos hapim shumë hapësira. Duhet të jemi të durueshëm e të presim rastet tona pasi në sulm kemi lojtarë, të cilët mund t’i bëjnë dëme Spanjës”.

“Mendoj se Kvara është më i miri se e gjithë skuadra e Spanjës” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Portieri i Gjeorgjisë: Luftojmë deri në fund, Kvara vlen më shumë se Spanja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook