Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi iku me vrap i pashoqëruar nga Gjykata pasi u la në arrest shtëpie, pritet nëse do të ketë ashpërsim të masës

Teksa Gjykata e Tiranës la dje në fuqi masat e sigurisë ndaj mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të përfshirë te skandali i Onkologjikut, prokuroria dhe togat e zeza do të vlerësojnë nëse do të duhet një masë më e ashpër për Edmond Gashin.

Ky i fundit, një nga mjeket e pezulluar pas skandalit, që në dosjen e Prokurorisë së Tiranës konsiderohet si më protagonisti i skemës skandaloze të përfitimit, në kurriz të pacientëve me kancer, dje bëri një shfaqje aspak të zakontë në gjykatë. Pasi masa e sigurisë ndaj tij dhe 7 të tjerëve u la në fuqi, mjeku Edmond Gashi u pa duke u larguar me vrap nga Gjykata e Tiranës, i pashoqëruar nga policia, ndonëse ishte në ‘arrest shtëpie’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se deri më tani nga ana e prokurorisë dhe Gjykatës nuk ka një veprim konkret, ndërsa policia në këtë rast procedon masën në fjalë. Kujtojmë se e njëjta masë u la në fuqi edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë skandal, pasi ata akuzohen se i detyronin pacientët e sëmurë me kancer që të kuroheshin në spitalet private, apo të blinin barnat e kimios në farmaci.

()

Arena e Lajmit

Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi iku me vrap i pashoqëruar nga Gjykata pasi u la në arrest shtëpie, pritet nëse do të ketë ashpërsim të masës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook