“Të luash me të tillë lojtarë ta lehtëson punën”, Nico Williams i bindur: Anglia dhe Franca? Deri më tani askush më mirë se sa Spanja

Nico Williams së bashku me Lamine Yamal, janë dy nga futbollistët që kanë lënë më shumë shenjë, në këtë evropian, jo vetëm tek skuadra spanjolle, por në tërësi të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.
Williams, i intervistuar nga e përditshmja spanjolle “Marca”, u shpreh besimplotë se kjo Spanjë mund të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni.

“Kemi një skuadër shumë të mirë, jemi të mbuluar në të gjitha repartet. Në nivel personal jam shumë i kënaqur, pasi të luash me këto lojtarë të ndihmon shumë dhe ta lehtëson punën. Nuk kam parë deri më tani asnjë skuadër të luaj më mirë se sa ne. Franca dhe Anglia janë skuadra shumë të mira, por deri më tani asnjë skuadër nuk është më mirë se sa ne”, përfundoi 21 vjeçari.

Arena e Lajmit

“Të luash me të tillë lojtarë ta lehtëson punën”, Nico Williams i bindur: Anglia dhe Franca? Deri më tani askush më mirë se sa Spanja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook