Veliaj në Sarajevë takon homologen Benjamina Karić, fton adhuruesit e filmit t’i bashkohen Festivalit më 16 gusht

Gjatë vizitës së tij të sotme në Sarajevë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e Presidentit të B40, u mirëprit nga homologia e tij, Benjamina Karić. Veliaj ka publikuar disa foto nga takimi, teksa fton adhuruesit e filmit që t’i bashkohen Festivalit të Sarajevës më 16 gusht.

“Një vizitë e shpejtë në Sarajevë, në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ku takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić dhe stafin e saj të mrekullueshëm në godinën e Bashkisë.

Pas luftës së viteve 90-të, ajo është shndërruar në qendrën e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake!

Ps. Për adhuruesit e filmit, Festivali i Sarajevës që do mbahet me 16 gusht, nuk duhet humbur!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit

Veliaj në Sarajevë takon homologen Benjamina Karić, fton adhuruesit e filmit t’i bashkohen Festivalit më 16 gusht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook