Amazon po punon për krijimin e një asistenti me Al/ Do të jetë i aftë të planifikojë pushimet dhe të rezervojë fluturime

Amazon thuhet se po punon në një asistent me AI që mund të zhvillojë biseda, të planifikojë pushime dhe të rezervojë fluturime.

Siç raportohet, gjiganti teknologjik po zhvillon chatbot-in e tij të parë të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale.

Por, kompania ende nuk ka komentuar për lajmet. Bëhet e ditur se mjeti i quajtur Metis “ushqehet” nga një model me Al, Olympus, i cili thuhet të jetë version më i fuqishëm i modelit Titan, shkruan the Sun.

Në formën e tij më të thjeshtë, Metis kthen përgjigjet e bazuara në tekst dhe imazh, sipas dokumenteve të brendshme.

Ai synon të gjenerojë përgjigje më të përditësuara dhe të sakta për ngjarjet aktuale.

Metis pritet gjithashtu të punojë si një asistent personal që mund të automatizojë dhe të kryejë detyra më të komplikuara.

Arena e Lajmit

Amazon po punon për krijimin e një asistenti me Al/ Do të jetë i aftë të planifikojë pushimet dhe të rezervojë fluturime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook