Dëmton makinën e policisë dhe kanos me fjalë oficerin/ Efektivët i kontrollojnë makinën dhe i gjejnë drogë, arrestohet 29-vjeçari

Policia në Fier ka arrestuar një 29-vjeçar. Mësohet se i riu ka goditur automjetin e policisë.

Sipas njoftimit, efektivët gjatë kontrollit në makinë, i kanë gjetur 29-vjeçarit dhe një sasi droge. Ndërsa, dyshohet se i riu ka kryer veprimin, me qëllim për t’u hakmarrë, pas një veprimi policor ndaj një miku të tij.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi  shtetasin:

-Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G.

Në  momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dëmton makinën e policisë dhe kanos me fjalë oficerin/ Efektivët i kontrollojnë makinën dhe i gjejnë drogë, arrestohet 29-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook