Policia aksion anti-drogë në Vlorë/ U vihet flaka 320 bimëve të kanabisit, arrestohen 2 persona bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Vlorë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”.

Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të kultivuara në Trevllazër.

Shpallet në kërkim dhe një 30-vjeçar, bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Asgjësohen 320 bimë kanabisi dhe sekuestrohen 1 makinë bujqësore traktor dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet kriminal.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Forest”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy këta shtetas me masë sigurie “Arrest shtëpie” në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë thyer gjatë kohës që merreshin përsëri me kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi. Gjatë operacionit, 2 shtetasit e vënë në pranga u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Policia aksion anti-drogë në Vlorë/ U vihet flaka 320 bimëve të kanabisit, arrestohen 2 persona bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook