Krizë mes Franceskës dhe bashkëshortit të saj? Ish-banorja sqaron njëherë e mirë raportin e tyre

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, përveçse e shohim çdo të diel pasi është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale.
Që pas përfundimit të reality show-t, ajo ka ndarë me ndjekësit foto e video nga puna, por edhe pushimet që ka bërë me miqtë.

Ndërsa sa i përket familjes së saj të bukur, Françeska ka vendosur që të jetë pak më e rezervuar.

Ajo ka ndarë me ndjekësit shumë pak foto me bashkëshortin dhe djalin, duke u kujdesur që të mos tregojë portretin e tyre.
E duket se ndjekësit e saj janë shqetësuar për faktin që ajo nuk poston foto me të shoqin. Këtë e ka treguar Murati ditën e sotme përmes një postimi në “Instastory”.
Ajo u bën thirrje të gjithë atyre që i kanë shkruar që të mos shqetësohen pasi është 24/7 me bashkëshortin.

Françeska shton se kur nuk i publikoi kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që e digjte malli për ta, nuk ka ndërmend t’a bëjë një gjë të tillë tani.
“Për ju që më shkruani kaq të shqetësuar në inbox mos keni merak se jemi 24/7 bashkë.

Gjërat më të rëndësishme të jetës time i mbaj private. Burrin dhe bebin i kam për vete jo për botën.
Kur nuk i publikova në Big që më digjte malli për ta, nuk kam ndërmend me i publiku tani”, ka shkruar Murati në një video ku shfaqet ajo dhe duket se pranë saj është pikërisht partneri.

Krizë mes Franceskës dhe bashkëshortit të saj? Ish-banorja sqaron njëherë e mirë raportin e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook