AMP pezullon punonjësin e policisë

AMP Kukës-Dibër njofton se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për pezullimin e një punonjësi policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë K. K., 27 vjeç, me detyrë trup shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në kuadër të hetimeve lidhur me këtë procedim penal është krijuar dyshimi i arsyeshëm që punonjësi i policisë K. K., duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona të ndryshëm, me qëllim që të mos gjobiteshin apo të kalonin pa u kontrolluar nga policia.

#amp08009090
Për ankesa me Whatsapp: 0694151511

Arena e Lajmit

AMP pezullon punonjësin e policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook