Euro 2024/ Zvicra duhet të “thyejë” një tjetër tabu, më shumë se katër dekada pa fitore ndaj rivalit në çerekfinale

Zvicra kaloi Italinë, në raundin e 1/8 të finaleve të Euro 2024, falë një loje bindëse dhe domunuese përballë “Azzurrëve”. Padyshim falë kësaj performance, Xhaka dhe lojtarët zviceran mund të besojnë se mund të shkojnë larg në këtë evropian. Pasi tifozëve zviceranë iu desh të prisnin 31 vjet për fitoren ndaj Italisë në 1/8-at e Europianit, në rastin e Anglisë pritja është tashmë 43-vjeçare. Në maj të vitit 1981, kombëtarja helvete festoi për herë të fundit suksesin ndaj rivalëve anglezë, 2-1 në kualifikueset e Botërorit para 40 mijë tifozëve në Jogeli.

Trajneri i Zvicrës në atë kohë ishte Pol Volfisberg. Fredi ShaiViler dhe Klaudio Sulser ishin autorët e golave. Në 13 ndeshjet më pas kundër Anglisë, ata kanë regjistruar 10 humbje dhe 3 barazime. Zvicra dhe Anglia u takuan për herë të fundit në një ndeshje zyrtare në vitin 2019. Në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, ata humbën ngushtë pas goditjes së penalltive.

Arena e Lajmit

Euro 2024/ Zvicra duhet të “thyejë” një tjetër tabu, më shumë se katër dekada pa fitore ndaj rivalit në çerekfinale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook