Ministri Hasani takim në Komitetin Parlamentar të Nismës së Europës Qendrore: Shqipëria rol kyç në procesin transformues të dimensionit parlamentar të CEI

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim në Komitetin Parlamentar të Nismës së Europës Qendrore.  Kujtojmë se Shqipëria mban Presidencën e CEI për 2024.

Hasani tha në fjalën e tij se Shqipëria ka rol kyç në procesin transformues të dimensionit parlamentar të CEI.

“Shqipëria është promotore e paepur ndaj çdo propozimi e projekti të CEI. Vendi ynë luan një rol aktiv në suazë të dialogut politik të kësaj nisme. Duhet që të përshpejtohet procesi i integrimit të rajonit në BE, pasi nuk ka më kohë për të humbur. BE t’i kushtojë vëmendjen e duhur dhe të angazhohen pa vonesë në këtë proces.

Presidenca hungareze e BE, i jep prioritet procesit të anëtarësimit të BP. Vlerësojmë angazhimin e CEI për përafrimin me BE-në. Inkurajojmë procesin e reformimit të kësaj nisme e Kryesisë shqiptare në CEI. Jemi besimplotë se roli i CEI në hapësirën e BP do të jetë edhe më i dukshëm në të ardhmen”, tha ministri Hasani.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ministri Hasani takim në Komitetin Parlamentar të Nismës së Europës Qendrore: Shqipëria rol kyç në procesin transformues të dimensionit parlamentar të CEI

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook