Shmanget tragjedia në Shkodër/ 17-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, shpëtohet mrekullisht

Një adoleshent vetëm 17 vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës duke tentuar të vetëhidhet nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë ajo që ka shmangur ngjarjen e rëndë.
17-vjeccari është shoqëruar në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi:

Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

Arena e Lajmit

Shmanget tragjedia në Shkodër/ 17-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, shpëtohet mrekullisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook