Portugalia dhe Sllovenia do të diskutojnë në shtesë një biletë për në çerekfinalen e Europianit, pasi 90 minutat përfunduan pa gola.
Në pjesën e parë, “luzitanët” u vendosën në kërkim të golit, por pa mundur dot të jenë konkret para porte. Për t’u theksuar dy raste të Cristiano Ronaldos, i cili shkaktoi drithërima te porta e mbrojtur nga Oblak.
Në pjesën e dytë, sllovenët u bënë “mur”, duke mos lejuar hapësira për kundërshtarin. Më pas, të besuarit e Kek tentuan me kundërsulme.
(J.S/)