Ylli Demneri: Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar. I paarritshëm

Shkrimtari Ylli Demneri, në rubrikën “Çështja e Ditës” në Neës24, tha se vëmendja ndaj Ismail Kadaresë në Francë ka qenë vëmendje e jashtëzakonshme. Demneri tha se i gjithë shtypi serioz ka botuar artikuj lidhur me figurën e Kadaresë.

Demneri tha se Kadare është i paarritshëm, është shkrimtari më i madh shqiptar.

“Librat e Kadaresë shiteshin brenda ditës, ishin ngjarja më e madhe dhe më e bukur i kohës së diktaturës. Kadare ishte ngjarja më e madhe e asaj kohe dhe sa herë përshpëritej se ai nuk i ka punët mirë me shtetin, ai dilte shëtitje me bashkëshorten e tij”, tha Demneri.

Në vijim, ai rrëfeu se në raportet njerëzore Kadare kur nuk e njihje të dukej i ftohtë, por në fakt ishte shumë babaxhan dhe shumë popullor.

“Kadare do të mbetet gjithmonë modern, pasi ka lindur si shkrimtar me talent”, tha Demneri.

Ai shtoi se ndjehej i mrekulluar kur rilexon veprat e Kadaresë. “Lexova për të disatën herë “Kronikë në gurë” dhe u mrekullova, ndjeva atë entuziazëm sikundër herën e parë. Në Francë sapo i thoja dikujt jam shqiptar, direkt më thonin Ismail Kadarenë”, tha Demneri.

Arena e Lajmit

Ylli Demneri: Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar. I paarritshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook