Kualfikimi i Turqisë në çerekfinale të Euro 2024, nuk kishte se si të mos komentohej edhe nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. “Ju përgëzoj me zemër për arritjen e këtij suksesi. Bravo djemve për rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion”, ishin fjalët e përzemërta të Erdogan në drejtim të skuadrës turke. Fjalë shumë të rëndësishme këto për të besuarit e teknikut Montella, që vijnë nga njeriu me më shumë ndikim në Turqi, fjalë që mund të shërbejnë si shtysë për skuadrën për të vijuar aventurën në Euro 2024.