Noka letër ultimative Bashës: Mos përdor asetet e PD, brenda 3 ditësh dorëzo adresat e Facebook-ut dhe Instagram-it

Flamur Noka, me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, përmes një letre drejtuar Lulzim Bashës, i kërkon që të dorëzojë brenda 3 ditësh adresat në rrjetet sociale (Instagram dhe Facebook) të Partisë Demokratike, sikundër të mos përdorë logon e PD-së.

Përmes letrës, ku Bashës i drejtohet si deputet, Noka i kujton vendimin e Gjykatës së Apelit të 11 qershorit, që i ka kaluar logon dhe vulën grupimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se Sekretari i Përgjithshëm Noka kërkon nga deputeti Basha që të mos përdorë asnjë aset të Partisë Demokratike, të dorëzojë llogaritë bankare në emër të kësaj partie, sikundër të mos përdorë fondet që i përkasin kësaj partie, për pagesat e zyrave me qera.

Në letrën e tij, Noka i kujton Bashës se nëse do të ndërhyjë në asetet e PD-së do të përballet me një kallëzim penal në SPAK.

  • foto galeri
  • foto galeri
Arena e Lajmit

Noka letër ultimative Bashës: Mos përdor asetet e PD, brenda 3 ditësh dorëzo adresat e Facebook-ut dhe Instagram-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook