“Shkrimtar i përmasave botërore, njeriu që ka bërë për Shqipërinë”/ Fatos Kongoli: Ismail Kadare do të mbetet i pavdekshëm!

Shkrimtari Fatos Kongoli i është bashkuar homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare.

Një shkrimtar të pavdekshëm dhe një shkollë letrare e ka cilësuar Kongoli mikun e tij, për të cilin u shpreh se e ka adhuruar gjithmonë si autor.

Më tej, Kongoli tha se vitet e fundit ishin miqësuar shumë së bashku dhe se takoheshin shpesh për të biseduar në banesën e Kadaresë.

“Kadarenë do të kujtoj gjithmonë si një mik të dashur dhe një shkrimtar të madh e të përmasave botërore. Është njeriu që ka bërë për Shqipërinë. E kam adhuruar gjithmonë si autor, vitet e fundit u miqësuam shumë, kemi pasur një mik të përbashkët. Te vila e Kadaresë në Qerret, aty takoheshim shpesh, në raste festash. Bisedat me të kanë qenë më të bukurat. Ismaili ishte i çliruar nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme, flisnim për subjektet më interesante. Ismaili është një shkrimtar i jashtëzakonshme, është një shkollë letrare, një fenomen letrar. Është një shkrimtar i pavdekshëm“, u shpreh Kongoli.

()

Arena e Lajmit

“Shkrimtar i përmasave botërore, njeriu që ka bërë për Shqipërinë”/ Fatos Kongoli: Ismail Kadare do të mbetet i pavdekshëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook