Arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkaktuar reagime, kryesisht nga deputetë të opozitës.
Jorida Tabaku nga salla e Kuvendit tha se fondet e IPA dhe ato të BE janë njollosur në manaxhim ndonëse administrata shqiptare për vite me radhë ka punuar për të manaxhuar në mënyrë të përkryer këto fonde.
Tabaku, duke ngritur akuzën se nuk mundet dot që një përfaqësues i Shqipërisë si shef i SASPAC që meret me gjithë fondet e BE të abuzojë kaq turpshëm me paratë e taksapaguesve Europianë, tha se “kur fondet e BE përfundojnë me fatura ordinere restorantesh, me korrupsion ordiner dy lekësh, ti ngre një pikëpyetje të madhe po të jashtëzakonshme për cfarë e ngremë dorën këtu në Parlament?”.
Ajo akuzoi deputetët socialistë se janë kthyer në mburojë të një korrupsioni të kthyer në sistem.
Sipas saj, socialistët “duhet të kenë turp që bëhen fasadë mbrojtjeje ekzemplare ndaj korrupsionit, turp që kanë ngritur dorën, kanë sulmuar kolegët, janë bërë facadë e asaj që e ka turpëruar Shqipërinë këtu brenda por po e turpëron dhe jashtë”.
“Nuk është rasti i parë me fondet e BE, është rasti i dytë. Raporti i OLAF-it për fondet IPARD dhe të bujqësisë thotë vjedhja më e madhe e fondeve të BE jashtë vendeve të BE”, tha ajo.
Në fjalën e saj deputetja e PD i kujtoi mazhorancës socialiste se ajo nuk mund të jetë dot ilaçi i një sistemi të korruptuar që për burim ka pikërisht këtë mazhorancë që ka votuar çdo ligj korruptiv madje i ka vendosur mbrojtjen në dispozicion atyre që dikur ishin ministra që merrnin vendime dhe sot janë përpara drejtësisë.
Sipas saj, asnjë socialist në këtë Kuvend nuk ka moralin për t’i kërkuar llogari demokratëve në lidhje me korrupsionin pasi përpara drejtësisë sot “ndodhet një përfaqësues, një nga më të lartët, emblemë e PS, a ka kush sot moral, a ka kush sot integritet por edhe fytyrë që ti dalë përpara qytetarëve që ti thotë se po ngremë një komision të posacëm për të luftuar korrupsionin.
Mirëpo, sipas saj, lufta që socialistët i bëjnë korrupsionit përmes një komisioni është i dobët dhe në fakt ajo argumentoi që realisht kjo lëvizje e qeverisë dhe mbështetja e deputetëve është e dobët dhe ka si parim interesin e listave vitin tjetër.
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku, u shpreh se realisht korrupsioni është një problem 3 dekadave por është kthyer realisht në një sistem malinj dhe vrasës të shpresës në këto 12 vite.
Fjala në seancën plenare deputetja e PD, Jorida Tabaku:
Faleminderit zonja drejtuese e seancës, të nderuar kolegë! Marrëveshja që po diskutohet sot për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE për pjesëmarrjen në programin e drejtësisë është një nga disa marrëveshje të cilat do të kalojnë në Parlament, dy prej të cilave kanë kaluar në javët e mëparshme ndërkohë që gjashtë ose shtatë do jenë në vijim që bëjnë fjalë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programe të ndryshme.
Kjo e sotmja lidhet me programin e drejtësisë, kemi kaluar një që lidhet me konkurrueshmërinë, me bizneset e vogla, do kemi në javët ë vijim marrëveshje që lidhen me programet IPA për të cilat pa asnjë hezitim opozita i ka votuar në komisionet parlamentare. Ashtu sic në fakt ka mbështetur dhe ka votuar kur në këtë Parlament ka ardhur kërkesa për heqjen e TVSH-së për projektet IPA. Nuk ka qenë ndonjëherë opozita pengesë për ansjërën prej këtyre marrëveshjeve dhe për asnjë prej këtyre projekteve.
Po në fakt unë ndihem keq, ndihem ligësht kur shoh që këto marrëveshje që vijnë në Parlament,të cilët përdorin dhe emrin e madh “integrim” dhe shtrihet dora e mazhorancës për tu miratuar, kur zbatohen përfundojnë si të gjitha marrëveshjet e tjera ashtu sic sot në fakt përpara drejtësisë,drejtuesi i SASPAK-ut, ai që është dhe koordinator i fondeve IPA për abuzim me fondet e BE. Sigurisht që këto marrëveshje ne duhet të falenderojmë delegacionin e BE këtu në Tiranë, Komisionin Europian por njëkohësisht të gjithë strukturat që e kanë mbështetur Shqipërinë që në mungesë edhe të avancimit në procesin e integrimit, ne të kemi akses në disa instrumenta në të cilat më parë nuk ka pasur Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por kur shikon pastaj që fondet e BE përfundojnë me fatura ordinere restorantesh, me korrupsion ordiner dy lekësh, ti ngre një pikëpyetje të madhe po të jashtëzakonshme për cfarë e ngremë dorën këtu në Parlament? Në vitin 2018 në Prokurorinë e Tiranës kam dërguar bashkë me dy kolegë të tjerë një dosje që lidhej me ndryshimin e ligjit për ndryshimin e vendit të origjinës por njëkohësisht dhe heqjen e kritereve për barnat e cila i hapi rrugë të gjithë depove farmaceutike, të heqin dorë dhe them të heqin dorë nga barnat që vijnë nga BE për ta hapur atë për barnat që vijnë nga vende origjine me një pikëpyetje shumë të madhe për sa i përket sigurisë dhe cilësisë por dhe ndikimit që do kenë tek pacientët që do ti përdorin këto barna.
Dorëzuesi i këtij projektligji por dhe mbrojtësi më i flaktë i këtij projektligji ishte Ilir Beqja i cili është nën hetim për këtë cështje. Sot morëm vesh që ka shkuar përpara drejtësisë për hetimin me fondet e BE. Në fakt meqënëse lidhet me BE ndoshta ka një sensitivitet tjetër dhe fondet e BE sepse këtu nuk bëhet fjala për askënd, për asnjë individ por këtu bëhet fjala për seriozitetin e institucioneve shqiptare. Për seriozitetin e institucioneve shqiptare të cilat janë decentralizuar në vite. Një reformë e gjatë decentralizimi për të arritur, për të pasur kapacitet, për ti zbatuar projektet për këto fonde, për të tenderuar për këto fonde. Administrata publike shqiptare është certifikuar për vite me rradhë që nga viti 2009 e në vijim që të kenë aftësinë që ti menaxhojnë këto fonde dhe kur ti shikon që në mes të hetimit, një përfaqësues i Qeverisë që është duke u hetuar për tre fonde të tjera ka arrogancë që të abuzojë dhe me fondet e BE hapur në sy të hetuesve, në sy të publikut, në sy të të gjithëve atëherë ti shikon që ajo fjala korrupsioni endemik është me të vërtetë endemik se këtu nuk bëhet fjalë as për një individ as për dy individ që tashmë po bëhen 100 individë se nuk është rasti i parë,po këtu bëhet fjalë për një sistem të ngritur.
Për një sistem për të cilin unë kam folur me kohë, kam folur këtu në Parlament me kohë. Dëgjova me interes zotin Xhafaj që nuk është këtu por nuk po diskutojmë këtu vetëm për anën ndëshkuese, anën punitive por në emër të opozitës unë kam dorëzuar edhe ligji për të marrë parasysh sesi mund të parandalohet këtë që sot po ndëshkohet korrupsionin endemik, sesi mundet që të marrim masa për të ndërtuar një kuadër ligjor. Por kur i bën opozita nuk janë të mira, duhet që patjetër ti bëjë mazhoranca.
Dëgjojmë që ngrihet flamuri dhe alibia e reformës në drejtësi nga mëngjesi në darkë , dëgjojmë nag mëngjesi në darkë që ngrihet fakti që sot ato janë përpara drejtësisë, po kush i mbrojti këto nga viti 2018 deri më sot? Kush sulmoi kolegët vetëm sepse folën për korrupsionin? Unë e di se sa herë po sa herë më është thënë që ti po njollos Shqipërinë pse përmend rastin e Beqjas që koordinon fondet e BE.
A ka sot fytyrë , moral por njëkohësisht edhe integritet dikush nga mazhoranca që më ka sulmuar mua pse kam folur për këtë cështje? Të na kërkojë llogari sot ne që ndodhet përpara drejtësisë një përfaqësues, një nga më të lartët , emblemë e PS , a ka kush sot moral, a ka kush sot integritet por edhe fytyrë që ti dalë përpara qytetarëve që ti thotë se po ngremë një komision të posacëm për të luftuar korrupsionin. Po bëjmë një analizë se cfarë detyrimesh ka për procesin e integrimit. Po e kam bërë unë atë analizë, atë po merrni, stafi i Kuvendit që ka punuar për mua, po jua jep juve. I kam bërë unë dhe analizat e të gjithë raporteve ndërkombëtare, stafi i Kuvendit që ka punuar me mua, po jua jep edhe juve. Të njëjtën gjë po bëni. Apo juve që keni qenë të gjithë të zhytur në korrupsion do e luftoni korrupsionin më mirë se dikush që e ka denoncuar?
Sot kolegët socialistë duhet të ishin me kokën ulur, duhet të kenë turp që bëhen fasadë mbrojtjeje ekzemplare ndaj korrupsionit, turp që kanë ngritur dorën, kanë sulmuar kolegët , jane bërë facade e asaj që e ka turpëruar Shqipërinë këtu brenda por po e turpëron dhe jashtë.Nuk është rasti i parë me fondet e BE, është rasti i dytë. Raporti i OLAF-it për fondet IPARD dhe të bujqësisë thotë vjedhja më e madhe e fondeve të BE jashtë vendeve të BE. Raporti , njoftimi i SPAK që lexuam sot bëntë fjalë për një sistem të ngritur, ku dhe shpenzimet ordinere të një konference, trajnimi të BE vidheshin. Po këtë pra duhet të luftojmë,këtë duhet të luftojmë, këtë që gjithësecili ka folur dhe i ka mbrojtur është bërë fasadë që edhe sot kur i mbron po bëhet fasadë. Që gjithësecili që përdor një komision që është thjesht elektoral, bëhet fasadë. Unë e kuptoj që llogaritë elektorale i detyrojnë shumë të thonë dhe ato gjëra që si mendojnë. I detyrojnë sot kolegët socialistë të mbrojnë të pambrojtshmen, edhe të flasin ëpr komisione në eter thjesht për të marrë mandatin e rradhës.
Por sot ka nevojë që secili prej nesh të ngrihet dhe përtej atij interesit të vogël qoftë personal. Qoftë politik, qoftë partiak dhe ti vemë emrin ashtu sic ka qenë të një sistemi korruptiv i cili është perfeksionuar, është rritur me dijeninë e plotë të gjithëve sepse është diskutuar këtu ditën për diell, sepse është mbrojtur këtu ditë e për diell sepse nuk ka lindur sot, po e vërtetë ka 30 vite ndoshta që zhvillohet. Në interpelancën e zhvilluar në fillim të ditës për sistemin e shëndetësisë unë nuk arrita të kuptoja të paktën nga ministrja të cilën e dëgjova me shumë interes përvec pjesës ku ofendoi kolegët, a jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor por dhe në Europë që Ministria e Shëndetësisë vendos se cili i sëmurë me kancer merr kurimin nga onkologjiku apo jo? A i mbulon Shqipëria të gjitha nevojat për këto semundje terminale? A ka buxheti i shtetit prioritet tjetër përvec këtyre sëmundjeve. është e vërtetë , Shqipëria nuk ka një buxhet të pakufizuar , është e vërtetë Shqipëria nuk ka një buxhet krahasuar me vendet e tjera të BE por për shëndetësinë ku abuzimi ka qenë kolosal, ku abuzimi ka nisur me barnat, ka vazhduar me kontratat koncensionare, me tenderat e godinave dhe sic po tregojën dita ditës hetimit dhe me fatura ordinere restorantesh për këtë nuk e ka fajin absolutisht askush që është në opozitë sot.
Por ato që kanë pasur përgjegjësi ligjore , poltiike dhe ato që e kanë ushtruar këtë funksion. Po në një vend normal qoftë edhe një drejtoreshë spitali do të kishte dhënë dorëheqjen. Se ky sistem nuk ka ekzistuar pa e marrë vesh askush sepse ka pasur raporte pafund, kam lexuar raportin e Prokurorisë dhe kam mbetur pa fjalë për faktin se aty ekzistonte një zinxhir i plotë. Që ka përgjegjësi ligjore sigurisht të mjekëve të përfshirë, individuale të tyre po ka dhe përgjegjësi të kujtdo që ka përgjegjësinë por dhe detyrën sic tha zoti Manja për të ushtruar funksionin e Ministrit në atë pozicion. Edhe sot për këtë po flasim, për mos ta ndarë përgjegjësinë individuale dhe ligjore nga përgjegjësia që ushtron si rezultat i funksionit në një detyrë të caktuar. Unë i ngrita këto shqetësime sepse abuzimet me fondet e BE kanë qenë një shqetësim i kahershëm, ak qenë një shqetësim kur tenderat kryheshin nga zyra e delegacionit të BE , monitorimi bëhej po nga zyra dhe ne na u desh shumë kohë, mund përpjekje që ti decentralizonim por gjithë kjo kala dhe kështjellë është shkatërruar brenda ditës me këtë dy shembuj: me shembullin e faturave të IPARDIT por dhe fondet IPA e menaxhuar nga SASPAK.