Nga ‘detyrim paraqitje’, te arresti/ Koncesioni i sterilizimit dhe tentativa e Beqajt për ta nxjerrë jashtë afateve, si përfundoi pas hekurave ish-ministri për SASPAC

Gazetarja Klodiana Lala, teksa mëngjesin e sotëm siguroi ekskluzivisht lajmin mbi arrestimin e Ilir Beqajt, bëri një përshkrim të rrugës përballë drejtësisë për ish-ministrin. Në një lidhje live për News24, Lala tha se hetimet për Beqajn nisën si fillim për koncesionin e sterilizimit, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë më vonë nisën dhe hetime të tjera sa i takon abuzimeve me fondet e BE nga ana e SASPAC, agjenci që e drejtonte Beqaj.

“Pati një periudhë kohe kur Beqaj kishte një debat të fortë me prokurorinë për shpenzimet e marrjes së dosjes. Ai bëri dhe një lëvizje për të nxjerrë jashtë afateve çështjen e sterilizimit. Disa persona, mes tyre ish-zëvendësministri i Shëndetësisë dhe disa persona të tjerë, u arrestuan. Prokurori Erion Bani e orientoi hetimin drejt akuzës për shpërdorimin e detyrës. Më pas Beqaj vinte ditë pas dite në SPAK për të lexuar çështjen e tij. Pozita e tij rëndohet tashmë, pasi ndaj Beqajt ka një masë më të fortë, siç është ‘arrest me burg’, apo akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Pritet që SPAK të japë informacione më në detaje. Në kohën kur nisi hetimi, ka pasur dhe kontrolle në agjencinë SASPAC, ku u morën pc dhe laptopë dhe telefona. Ish-ministri i Shëndetësisë është personazh kryesor në mandatin e qeverisë “Rama1”. Ai është përfolur shumë në abuzimet me tenderat. Ndonëse përflitej si politikan i paprekshëm, ai tashmë ndodhet pas hekurave.”, tha gazetarja Lala.

Arena e Lajmit

Nga ‘detyrim paraqitje’, te arresti/ Koncesioni i sterilizimit dhe tentativa e Beqajt për ta nxjerrë jashtë afateve, si përfundoi pas hekurave ish-ministri për SASPAC

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook