Flutura Açka: Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet

Deputetja, Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me votën e diasporës.

Në një postim në Facebook, Açka shkruan se një nga pikat e marrëveshjes është që emigrantët të regjistrohen në portalin E-Albania.

Sipas saj ky partal është aparati i ri i Sigurimit që qeveria ngriti.

Açka gjithashtu thotë se opozita shqiptare nuk duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025.

Reagimi i plotë:

Ndëshkimi i Diasporës
Shqiptar nuk të bën rreshtorja në E-Albania
Një nga pikat e marrëveshjes së Skutës Parlamentare padyshim është vota e Diasporës.
Çështja është: Si do të votojë Diaspora?
Si do të ta shprehë vullnetin politik ky 51% i shqiptarëve, të cilët duan një Shqipëri Europiane, mu si ajo Europa ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre, për t’i shpëtuar kësaj Shqipërie ku u persekutuan 50 vjet nga komunistët dhe 30 vjet nga PseudoEuropianistët barbarë që i morën me rehatinë e tyre dhe fëmijëve të tyre.
Socialistë nuk do t’ia falin Diasporës shpërfilljen që ajo i bëri E-Albania, aparatit të ri të Sigurimit që pushteti ngriti në mënyrën më perfide të mundshme, gjë e vërtetuar tashmë nga patronazhimi i 900 mijë shqiptarëve, të dhënat e të cilëve u shitën në tregun e pistë politik.
Po, skeptike me PseudoEuroianët që kanë drejtuar Shqipërinë në tridhjetë vite të demokracisë, Diaspora ka refuzuar të matrikullohet nga diktatorët me brekushe é me zemrën e tahmasë me tri barkushe.
Opozita shqiptare NUK duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit, pra nuk është markuar nga pushteti.
Ethja e patronazhit të Diasporës është trendi i ri qeveritar që do t’i imponohet Parlamentit në korrik. A do të sillemi në Opozita si me ligjin e Amnistisë Penale? Aferim!
Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.
Opozita vjen në pushtet vetëm duke bashkuar forcat, dhe një sinergji e madhe është padyshim Diaspora.

Mos é tradhëtoni Diasporës me vendime nën tavolinë, siç po mëton ky trafikant politik votash që flet në emër të maxhorancës, e qē për vota në Elbasan po i qeth kreshtat e ullishtave të lashta duke dorovitur me to (ai dhe pushteti i tij) të fortët.

Diaspora nuk është 15 mijë a 18 mijë të regjistruar, por plot 1 milion e gjysëm e kusur shqiptarë që janë pjesë e fateve shqiptare dhe duhet t’i shenjojnē ato edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Arena e Lajmit

Flutura Açka: Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook