De Bruyne dhe Bernardo Silva, kundër UEFA-s dhe FIFA-s

Kevin de Bryjne, ylli i Mançester Sitit dhe Belgjikës jep alarmin. Arsyeja? Sezoni që sapo ka filluar është krejtësisht i ri për botën e futbollit.

Jo vetëm që Liga e Kampionëve ka një format të ri me më shumë ekipe dhe për rrjedhojë më shumë ndeshje (e ashtuquajtura Faza e Ligës, që në fakt do të zgjasë deri në janar), por verën e ardhshme do të luhet Botërori për Klube.

“Mendoj se problemi i vërtetë do të lindë në fund të Botërorit për Klube kur do të ketë vetëm tri javë mes finales dhe fillimit të kampionatit anglez. 21 ditë për bërë kaluar pak pushime dhe për t’u përgatitur për të luajtur edhe 80 ndeshje të tjera. Problemi është se UEFA dhe FIFA gjithmonë organizojnë më shumë ndeshje. Ankesat as që i marrin parasysh. Nuk u intereson asgjë, përveç parave”, tha belgu.

Në të njëjtën gjatësi vale është edhe shoku i tij te Mançester Sitit, Bernardo Silva. “Kalendari është krejtësisht i çmendur, sapo kemi marrë lajmin se do të kemi vetëm një ditë pushim për ndeshjen e Kupës së Anglisë. Ndoshta do të luajmë çdo tri ditë për muaj dhe kjo është absurde.

Në Champions, nëse nuk kualifikohesh direkt për në 1/8-at, duhet të luash të paktën dy ndeshje të tjera. Është e vërtetë që organikat janë më të shumta në numër, por sasia e ndeshjeve që i nënshtrohemi mbetet absurde”, deklaroi portugezi.

Arena e Lajmit

De Bruyne dhe Bernardo Silva, kundër UEFA-s dhe FIFA-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook