Emri/ Tentoi të kultivonte kanabis në tokë publike, arrestohet 68-vjeçari

Një 68-vjeçar që tentoi kultivimin e 62 fidanëve kanabis në fshatin Shegan të Malësisë së Madhe, u arrestua nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin Gjek Kaçaj.

Sipas policisë, 68-vjeçari tentoi të kultivonte narkotikët në pronë publike, ndërsa dyshohet se është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

Njoftimi nga Policia

Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Tëntoi të kultivonte 62 fidanë kanabis në fshatin Shegan, në pronë publike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Ky shtetas dyshohet se është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me SPK Bajzë, duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. K., 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Arena e Lajmit

Emri/ Tentoi të kultivonte kanabis në tokë publike, arrestohet 68-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook