Duke filluar nga dita e mërkurë (11 shtator) deri në 13 shtator, në Tiranë do të mbahet Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani.
Samiti mbahet nën kujdesinë e Qeverisë shqiptare përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe organizohet nga “Gratë për Afganistanin (WFA)”, në bashkëpunim me qeverinë e Spanjës dhe atë të Zvicrës.
Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, do të marrin pjesë në samitin tre ditor, si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për të përforcuar zërat e tyre.
Samiti do të jetë i hapur për median nesër, 11.09.204 ora 9:15 – 10:30 në sesionin e parë të tij, ku do të mbajë fjalën hapëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Igli Hasani.