“Nga tempull sportiv në kullë betoni”/ Denoncimi i PD, Muçollari: Po grabiten hapësirat publike, ja çfarë do të ndodhë në stadiumin “Selman Stërmasi”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari, në një deklaratë për media ka deklaruar se nuk po bëhet transparencë në lidhej me një projekt për ndërtimin e kullave, që sipas tij do të jenë të lokalizuara në zonën e stadiumit ”Selman Stërmasi”.

Ai u shpreh se detaje si rijetëzimi apo rienergjizim, përdoren si mënyrë=a për të fshehur të vërtetën, teksa publikut i serviren vetëm pak copëza informacionit.

DEKLARATA:
Ndodhemi këtu pranë Stadiumit, që e njihni të gjithë, “Selman Stërmasi” apo ish-stadiumi “Dinamo”, ku luan skuadra e zemrës së shumë shqiptarëve, Tirona, së shpejti do të varroset nën projektin e radhës “kullë me biznese”, me beton, por pa gjelbërim.
Si përherë bashkëautorët e kësaj maskarade janë dyshja famëkeqe, lubitë e betonit dhe korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Në këtë vendim që kanë bërë gati dhe në relacionin shoqërues që kemi arritur të sigurojme për këtë projekt të ri të gllabërimit të hapësirave publike, flitet gjithë kohës për të ardhura, për përfitim ekonomik, për zonë me interes të lartë, për qira të majme etj.
Asnjë fjalë për park, gjelbërim, mjedis shplodhës, hapësirë urbane etj.
Në planin që ka Erion Veliaj me Edi Ramën për këtë stadium emblematik të qytetit të Tiranës, pak ose aspak flitet për sport, për futboll, për përmirësim të kushteve, për rritje të cilësisë, për nxitje të të rinjve.
Thjesht, e gjitha shihet si një mundësi e artë për Kullë.
Për një, për disa, për shumë kulla ndoshta, në një truall prej 27 446 m2.
Projekti nuk është bërë publik.
Padyshim që ai projekt ekziston, është vendosur ndërkohë në ndonjë paradhomë të errët, apo në ndonjë drekë a darkë. Me siguri është caktuar dhe fituesi.
Publikut i jepen tani disa copëza informacioni.
Dhe djalli fshihet në detaje si këto: rijetëzim, rienergjizim.
Sa herë që Rama dhe Veliaj përdorin këto fjalë, aty do të shfaqet një kullë. Kanë përdorur argumentin e degradimit të pronës. Po pse kush e la këtë pronë te degradojë? Pikerisht te njejtet njerez qe do ta kthejne ne kulla.
Erion Veliaj mesa duket ka mësuar nga kolegët e SPAK dhe kësaj radhe ka bërë kujdes që të fshihet pas Këshillit Bashkiak, ndryshe nga inceneratori ku me firmën dhe urdhërin e tij eklipsoi institucionet.
Këshilli duket se e ka marrë vendimin, është ky dokumenti këtu, vetëm pret rastin ta kalojë për votim, aty ku do të ngrihen kartonat që këtë pronë publike, këtë stadium të qytetit, ta kthejnë në domen të Edi Ramës.
Ku është interesi publik këtu?
A janë dakord qytetarët e Tiranës që këtë aset të kryeqytetit t’ja kalojnë Edi Ramës, i cili do ja japë një miku të tij, i cili do të ndërtojë një kullë, një biznes qindra miliionë eurosh.
Çfarë përfiton kjo zonë, e cila është e mbytur nga betoni?
Çfarë përfitojnë këtu fëmijët, të rinjtë, të moshuarit.
Çfarë përfiton futbolli, tifozët, dashamirësit e ekipit të Tiranës?
Askush nuk përfiton asgjë, përveç Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mikut të tyre ndërtues që ndërkohë i është bërë kjo dhuratë, vendimi është marrë.
Banorët e Tiranës dhe shqiptarët do ta mesojnë më vonë.
Kjo pra është “Shqipëria 2030”, që Edi Rama ju fton ju që ta votoni pas 6 muajsh.
Grabitje prone, përfitim personal, biznes, pasurim i një grushti njerëzish.
Betonizim, trafik i rënduar, ajër i rënduar.
Duhet të reagojmë kundër këtij gllabërimi!
O sot, o kurrë!

Arena e Lajmit

“Nga tempull sportiv në kullë betoni”/ Denoncimi i PD, Muçollari: Po grabiten hapësirat publike, ja çfarë do të ndodhë në stadiumin “Selman Stërmasi”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook