Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetën fëmijën, Gjykata lë në burg 21-vjeçarin! Bashkëjetonte me të miturën prej 1 viti

Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14-vjeçare në qytetin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për balkanweb se pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetën fëmijën, Gjykata lë në burg 21-vjeçarin! Bashkëjetonte me të miturën prej 1 viti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook