U kapën në ‘shtëpi bari’, dy shqiptarët dënohen me burg në Mbretërinë e Bashkuar

Dy kopshtarëve iu gjetën 10 kg kanabis me vlerë deri në 50,000 £ që ishin ngarkuar në një furgon.

Anduen Spahiu, 20 vjeç dhe Reols Havalja, 26 vjeç, u zbuluan duke u kujdesur për një “shtëpi bari” në Bedwas, Caerphilly, më 31 janar. Oficerët kishin marrë fillimisht raportime për një burrë duke hequr një sasi kanabisi nga një shtëpi.

Spahiu dhe Havalja, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin me kanabis. Gjykata dëgjoi se Havalja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria. Spahiu kishte mbërritur gjithashtu ilegalisht në MB dhe pretendonte se po punonte për të shlyer borxhin e tij për ata që organizuan transportin e tij në vend.

Në përfundim të gjykimit Spahiu dhe Havalja u dënuan respektivisht 11 dhe 13 muaj burg.

Arena e Lajmit

U kapën në ‘shtëpi bari’, dy shqiptarët dënohen me burg në Mbretërinë e Bashkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook