ZYRTARE/ Ajeti largohet nga Cluj, firmos në Turqi

Arlind Ajeti u largua nga Cluj dhe firmosi me Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi.

Nga shitja e Ajetit, klubi i Kluzhit, që ka edhe kartonin e mbrojtësit, do të përfitojë shumën e 300 mijë eurove.

Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundi në Rumani. Qendërmbrojtësi ka arritur të luajë edhe në Serinë A me Torinon.

Edhe pse dëmtimet e kanë bezdisur shpesh, Ajeti arriti të bëhej protagonist sezonin e fundit me fanellën e Kluzhit, ku ishte transferuar si një lojtar i lirë, pas largimit nga Pordenone. Arlind Ajeti nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në Kombëtare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, pasi ka qenë i dëmtuar. Kujtojmë që ai luajti titullar në Europianin e Gjermanisë, duke qenë në krah të kapitenit Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Vlen të theksohet fakti se Ajeti është prezantuar ditën e sotme nëpërmjet një video speciale, ndërkohë që ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Ajeti largohet nga Cluj, firmos në Turqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook