Merr flakë mobileria në lagjen Dobrovë të Peshkopisë, ka vetëm dëm ekonomik

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një subjekt për prodhimin e mobilerive të ndryshme në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë.

Për shkak të materialeve prej druri, zjarri është përhapur me shpejtësi në ambjentet e magazinës së këtij subjekti duke shkaktuar dëm të madh ekonomik.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Dibrës ku kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet nga një shkëndijë elektrike.

Arena e Lajmit

Merr flakë mobileria në lagjen Dobrovë të Peshkopisë, ka vetëm dëm ekonomik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook