Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 33-vjeçari

Shiste doza kokaine dhe tableta ekstazi në tabakinon e tij në Dhërmi, arrestohet 33-vjeçari.

Policia bëri të ditur se sekuestroi doza kokaine dhe tableta me ekstazi, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, të cilat u gjetën në dyqanin dhe në banesën e këtij shtetasi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 31,” si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– L. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Arena e Lajmit

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 33-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook