Shqipëri-Gjeorgji/ Asani: Natë “Jo” për kombëtaren, por nuk ka mbaruar asgjë akoma, fokusohemi te ndeshjet e radhës

Jasir Asani, sulmuesi i kombëtares, nuk mund të ishte i lumtur pas asaj humbje 0-1 ndaj Gjeorgjisë.


“Në pjesën e parë filluam mirë. Duhet të japim akoma më shumë, sot ishte një ditë e keqe për ne, prisnim një fitore, çdo futbollist ka ditë të këqija. Duhet t’i shikojmë gabimet një nga një.
 

Ishte çdo gjë perfekte. Kemi dhënë gjithçka në fushë. Duhet të bëjmë analizën, të përmirësojmë gabimet. Na presin edhe shumë ndeshje të vështira. Do e marrim veten.  

Çdo kombëtare shikon kundërshtarët, por unë mendoj që nuk ishte ajo dita që kemi bërë gjithmonë, për të lumturuar tifozët.  

Kur ke dublim është vështirë, kur merr topin ke 2-3 lojtarë. Pjesën e parë kishim disa raste. Do iu kërkoj falje të gjithëve. Po na presin ndeshje të vështira në tetor.  

Te goli i Gjeorgjisë, duhet të bënim faull. Me kokën lartë të përgatitemi për në tetor. Duhet të shkojmë te vendi i parë”- tha ai.

Arena e Lajmit

Shqipëri-Gjeorgji/ Asani: Natë “Jo” për kombëtaren, por nuk ka mbaruar asgjë akoma, fokusohemi te ndeshjet e radhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook