I pandehur nga SPAK, Hila: Berisha po mban peng opozitën. Gjekmarkaj: Po goditet opozita

Analisti Dritan Hila në emisionin “Open” në News24 duke komentuar marrjen si të pandehur ish-Kryeministrin Sali Berisha nga SPAK, tha se ne duhet të presim derisa të flasë drejtësia. Hila tha se Berisha është një lider opozitar dhe në këtë kuadër e kuptoj edhe frustimin e opozitës.

“Berisha bëri një gabim që në gjenezë, caktoi pasardhësin e tij, mbylli garën në PD. Berisha ka frenuar talentet në PD dhe në këtë moment kemi një bllokim që për fat të keq, qoftë edhe për arsye të ndjesive njerëzore, nuk mund të dalë askush që të tentojë marrjen e drejtimit të PD-së. E shikoj si një marrje peng të opozitës nga Berisha”, tha Hila.

Ai u shpreh se një opozitë ka pasur edhe në kohën e Enver Hoxhës, ndaj nuk jam dakort me tezën që po shuhet opozita.

Por Agron Gjekmarkaj duke replikuar me analistin Hila tha se ka një përpjekje për ta vënë opozitën në kushte të tilla që mos ketë mundësi të konkurojë me pushtetin. “Po goditet opozita, ka një tentativë për ta shuar atë”, tha Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit

I pandehur nga SPAK, Hila: Berisha po mban peng opozitën. Gjekmarkaj: Po goditet opozita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook