“U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit”, presidenti izraelit: Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë, na bashkon historia

Presidenti izraelit Isaac Herzog, në fjalën e tij gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, tha se janë bërë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Herzog theksoi se Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë, duke shtuar se shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia.

“U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Shqipëria ka treguar që qëndron pranë Izraelit, ndërsa ne luftojmë për të mbrojtur vendin tonë. Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë.

Pengjet mbahen mizorisht në Gaza, duke shkelur normat ndërkombëtare, duhet të bëjmë gjithçka që t’i sjellim në shtëpi ata. Shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia. Jam tepër i kënaqur që ndodhem këtu dhe që eksplorojmë rrugë të reja të forcimit të raporteve tona”, tha Herzog.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit”, presidenti izraelit: Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë, na bashkon historia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook