Ambasadorja franceze në Korçë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja Franceze në Shqipëri ishte sot në Korçë në një eventi që organizohet nga QTTB Korçë dhe IVEA (Itinerare të gjelbra për blegtorinë Shqiptare)në kuadër të projektit “Porta të hapura” në ambientet e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale.

Ajo ka deklaruar se vendi i saj mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ky projekt ishte në ndihmë të Shqipërisë sidomos për hyrjen në Bashkimin Europian dhe duke ndihmuar fermerët shqiptar në lidhje me këtë projekt të blegtorisë dhe bujqësisë duke respektuar natyrën, duke respektuar mundësitë e ndryshme të fermerëve për të zhvilluar më shumë bujqësinë dhe blegtorinë.

Çështja është që të sigurohen praktika të mira, ndarja e këtyre praktikave në sa më shumë fermerë që të ndërmjetësohet me Ministrinë e Bujqësisë shqiptare që do të zhvillojë më tej këtë mundësi.

Ky projekt ka zgjatur prej vitesh, ka më shumë se 3 vite që ka filluar dhe do të vazhdojë, por e rëndësishme që të vazhdohet mbështetja ndaj bujqësisë dhe blegtorisë, të zbatohen praktikat e mira duke pasur parasysh ndryshimet klimatike në mënyrë që të vazhdojë të ecë më përpara në lidhje me bujqësinë.

Ajo që thashë është ajo që presidenti më ka thënë 1 vit më përpara kur ai ka qenë në Shqipëri dhe e ka përsëritur kur kryeministri i Shqipërisë ka qenë në Francë. Ne dëshirojmë të mbështesim rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh ajo.

Arena e Lajmit

Ambasadorja franceze në Korçë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook